Barcelona e pranon se është në ndjekje të tripletës

  • 28 April 2019 - 10:33
Barcelona e pranon se është në ndjekje të tripletës

Lionel Messit iu deshën vetëm 17 minuta për ta shënuar golin vendimtar, pasi ishte futur në lojë nga banka e rezervistëve, për Barcelonën kundër Levantes për ta fituar titullin në La Liga të shtunën. Tani, Barça synon dy titujt tjetër për ta kompletuar tripletën.

Numri 10 dhe kapiteni i çoi lart trofeun, i cili ishte i teti në 11 vjet e fundit. Tani, vëmendja e Barcelonës kthehet kah Liverpooli

“Njerëzit e kërkojnë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit për tripletë, por La Liga është gara e cila na përshtatet më së miri”, tha presidenti i Barçës, Josep Maria Bartoemu.

“Ama ne do të tentojmë ta fitojmë tripletën”, shtoi ai.

Më pas nisi festa, e cila ishte disi e holluar për shkak të përkushtimit të klubit në Ligën e Kampionëve këtë javë.

Është e qartë se synimi është tripletë, por rëndësia dhe vështirësia për ta fituar titullin e ligës nuk harrohet.

“Duhet t’i japim shumë vlerë këtij [titullit në ligë]”, tha Luis Suarez.

Mikrofonin pastaj e mori Sergio Busquets, duke kujtuar se titujt duhet të festohen pavarësisht se shpesh vijnë në Camp Nou.

“Nuk do të thotë se është e lehtë vetëm pse i kemi fituar shumë tituj”, tha ai.

Tani që titulli në Ligë është fituar, Barcelona e ka mendjen në tripletë, por së pari duhet ta tejkaloi Liverpoolin.

Barça është në finale të Kupës së Mbretit, dhe përballë do ta ketë Valencian.

(Kosova Sot)