Triumfuesit te 5 km në Gjysmëmaratonën “Prishtina 2019”

  • 28 April 2019 - 10:59
Triumfuesit te 5 km në Gjysmëmaratonën “Prishtina 2019”

Ka përfunduar gara në 5 kilometra, ku te meshkujt fitoi Çlirim Hyseni dhe Gresa Bakraçi.

Ka nisur Gjysmëmaratona Ndërkombëtare “Prishtina 2019”. Nisja u bë nga Teatri Kombëtar Prishtinë, ku përshkohet rruga Fushë Kosovë-Kastriot dhe Prishtinë, pra 21 km.

Image

Kjo është hera e 19-të që organizohet kjo garë, derisa janë rreth 1500 garues.

Fondi i përgjithshëm i shpërblimeve është 13.720 euro. Shpërblimi për vendin e parë te femrat dhe te meshkujt është 1200 euro, po ashtu ka shpërblime edhe për veteranë edhe për në disiplinën 5 kilometra.

(Kosova Sot)