Ranieri: Na ndihmuan golat e hershëm, e dua Conten trajner te Roma

  • 28 April 2019 - 11:19
Ranieri: Na ndihmuan golat e hershëm, e dua Conten trajner te Roma

Roma ka arritur një fitore tejet të rëndësishme para adhuruesve të saj ndaj Cagliarit.

Giallorosët zhvilluan njërën nga ndeshjet më të mira të sezonit ku në fund shënuan tre gola 3-0.

Federico Fazio, Javier Pastore dhe Aleksander Kolraov ishin realizuesit e golave të Romës.

E pas ndeshjes ka folur trajneri aktual i Romës, Claudio Ranieri ku sipas të cilit golat e hershëm i ndihmuan për lojë të mirë.

“Ne shënuam herët dhe kjo gjë na ndihmoi jashtëzakonisht shumë në vazhdimin e ndeshjes”.

“Kishim shumë raste shënimi dhe do të duhej t’i konkretizonim edhe më shumë, por jam i lumtur për këto tri pikë, pasi Cagliari është një skuadër mjaftë e mirë”, tha Ranieri.

Trajneri italian ka kontratë me Romën deri në fund të sezonit, ndërsa do të ishte i lumtur nëse Antonio Conte do ta merr drejtimin e Giallorosëve.

“A do të dëshironit që Conte të vijë te Roma? Po, natyrisht e dua atë te Roma. Do të isha i fundit që do ta merrja vesh një gjë të tillë”, tha Ranieri duke qeshur.

“Kur të jetë gjithçka e kryer, do të shkoj ta marrë atë në aeroport”, përfundoi trajneri italian.

Kujtojmë që Ranieri është i lindur në Romë dhe është një tifoz i Romës.

Image

(Kosova Sot)