Fitueset edhe te femrat në Gjysmëmaratonën “Prishtina 2019”

  • 28 April 2019 - 11:36
Fitueset edhe te femrat në Gjysmëmaratonën “Prishtina 2019”

Edhe në konkurrencën e femrave fituese ishin garuesit e huaj. Atletja nga Kenia, Rus Matebo ka dalë e para, derisa pozita e dytë i takoi Rus Mbatha, ndërsa e treta doli, po ashtu nga Kenia, Tanui.

Si gjithmonë garuesit nga Kenia kanë fituar në Gjysmëmaratonën e Prishtinës. Hosea Kiblenka u rendit i pari, derisa Abel Kibet Rot ishte në vendin e dytë.

Në vendin e tretë u rendit garuesi nga Maroku, Jusuf Sbai. Ka përfunduar gara në 5 kilometra, ku te meshkujt fitoi Çlirim Hyseni dhe Gresa Bakraçi. Kjo është hera e 19-të që organizohet kjo garë, derisa janë rreth 1500 garues. Fondi i përgjithshëm i shpërblimeve është 13.720 euro.

Shpërblimi për vendin e parë te femrat dhe te meshkujt është 1200 euro, po ashtu ka shpërblime edhe për veteranë edhe për në disiplinën 5 kilometra.

Image

(Kosova Sot)