Policia në kërkim të personit që i publikoi online fotografit e trupit të vdekur të Sala

  • 28 April 2019 - 13:37
Policia në kërkim të personit që i publikoi online fotografit e trupit të vdekur të Sala

Policia britanike është duke e e kryer një hetim mbi dyshimet se një person i ka bërë fotografi trupit të vdekur të futbollistit Emiliano Sala dhe i pa publikuar ato në rrjetet sociale.

Fotografitë i shfaqin mbetjet e sulmuesit argjentinas në morgun Holly Tree Lodge në Bournemouth, i cili vdiq pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonte në janar

Futbollisti 28-vjeçar po udhëtonte me një aeroplan të vogël nga Nantes për në Cardiff, kur u rrëzua në Kanalin Anglez.

Detektivi i policisë ka thënë për Mirror se ndihen të tmerruar se dikush ka mundur të bëjë një gjest të tillë.

“Ne jemi të tmerruar që dikush ka mundur ta bëjë këtë. Këto janë momente shumë të vështira për familjen e Sala. Ata nuk duhet të durojnë më shumë dhimbje që ky akt i turpshëm do t’iu shkaktojë padyshim”, tha ai.

Besohet se fotografitë janë publikuar për herë të parë në rrjetet sociale para disa javësh.

Detektivët besojnë se personi që i ka publikuar ato është futur në morg fshehurazi, ku trupi i Sala ka qenë duke pushuar.

(Kosova Sot)