Burnley 0-1 Man City, notat e lojtarëve

  • 28 April 2019 - 17:15
Burnley 0-1 Man City, notat e lojtarëve

Manchester City ka shënuar fitore të vështirë, por shumë të vlefshme në udhëtim te Burnley me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 36-të në Ligën Premier.

Qytetarët nuk kanë lëshuar terren as në ndeshjen e tyre ndaj Burnley duke marr një fitore të parë për ta rikthyer pozitën e parë.
Goli i fitores për ekipin e Pep Guardiolas erdhi në minutën e 62-të të ndeshjes dhe u shënua nga Sergio Aguero.

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin vendas, Chris Wood që u notua me 5.8.



(Kosova Sot)