Gabon De Gea, Chelsea barazon rezultatin ndaj Man United

  • 28 April 2019 - 18:21
Gabon De Gea, Chelsea barazon rezultatin ndaj Man United

Chelsea e ka barazuar rezultatin ndaj Manchester United në ndeshjen që po zhvillohet në “Old Trafford”.

Ishte mbrojtësi i majtë, Marcos Alonso, që shënoi për 1-1 në fund të pjesës së parë.

Alonso shfrytëzoi një top pas gabimit të David de Geas, që nuk e priti siç duhet goditjen nga distanca të Rudiger.

Si Man United, ashtu edhe Chelsea, po luftojnë për pozitat që dërgojnë në Champions League.

(Kosova Sot)