As Zidane s’po e shpëton këtë Madrid të humbur

  • 28 April 2019 - 23:09
As Zidane s’po e shpëton këtë Madrid të humbur

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Zinedine Zidane pas rikthimit në stolin e “Los Blancos”, duke u mposhtur 1-0 nga Vallecano.

U rikthyer për ta ndalë turpërimin dhe për të ndërtuar një skuadër për të ardhmen. Ndoshta në verë Zidane mund të ndërtojë një skuadër më të fortë, por aktualisht, as ai s’po mund ta shpëtojë këtë Madrid të humbur që ka rënë thellë në krizë që nga fillimi i sezonit.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35, Reali i Zidane humbi 1-0 nga Rayo Vallecano, me golin e Adri Embarba nga penalltia në minutën e 23’.

Kjo është ndeshja e katërt me radhë në udhëtim që Real Madridi i Zinedine Zidane nuk arrin të fitojë, teksa dështimi i dytë me radhë, pas barazimit 0-0 me Getafen ditë më parë.

Reali luajti pa Karim Benzeman e dëmtuar dhe u vërejt mungesa e francezit, pasi sulmi është pika më e dobët e Los Blancos, ashtu siç e pranoi edhe Zidane para ndeshjes “do të bëjmë ndryshime, sidomos në pjesën ofensive”

(Kosova Sot)