'Do të largohem nga Barcelona'

  • 28 April 2019 - 23:32
'Do të largohem nga Barcelona'

Cillessen ka konfirmuar se gjatë verës do të largohet nga Barcelona, pas tri viteve në Camp Nou, ku fitoi shumë trofe.

Jasper Cillessen u transferua te Barcelona nga Ajax si zëvendësues për Claudio Bravo, që u bashkua asaj kohe me Manchester City.

Në 3 vitet e tij te klubi katalanas, portieri holandez ka qenë absolutisht i shkëlqyer, por nuk ka mundur dot të regjistrojë më shumë se 28 aktivizime në të gjitha kompeticionet dhe tashmë ka bërë të ditur se do të kërkojë për një klub të ri gjatë verës.

“Do të shkoj fillimisht me pushime dhe pastaj shpresoj se do të kem një klub të ri për të cilin të luaj. Sepse unë dua të luaj”, deklaroi Jasper Cillessen për “Ziggo Sport”.

Holandezi tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave të interesuara edhe vitin e kaluar, por në atë kohë drejtuesit e Barcelonës refuzuan çdo ofertë nën shifrën e €60 milionë që është klauzola e largimit të tij, teksa e kanë blerë për 13 milionë euro. 

(Kosova Sot)