Zidane shpërthen pas humbjes nga Vallecano: S’mund t’i mbroj më këta lojtarë

  • 28 prill 2019 - 23:38
Zidane shpërthen pas humbjes nga Vallecano: S’mund t’i mbroj më këta lojtarë

Zidane është shfaqur shumë i zemëruar para gazetarëve pas humbjes 1-0 të Real Madridit nga Rayo Vallecano.

U rikthyer për ta ndalë turpërimin dhe për të ndërtuar një skuadër për të ardhmen. Ndoshta në verë Zidane mund të ndërtojë një skuadër më të fortë, por aktualisht, as ai s’po mund ta shpëtojë këtë Madrid të humbur që ka rënë thellë në krizë që nga fillimi i sezonit.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35, Reali i Zidane humbi 1-0 nga Rayo Vallecano, me golin e Adri Embarba nga penalltia në minutën e 23’.

Kjo është ndeshja e katërt me radhë në udhëtim që Real Madridi i Zinedine Zidane nuk arrin të fitojë, teksa dështimi i dytë me radhë, pas barazimit 0-0 me Getafen ditë më parë.

Pas ndeshjes, Zinedine Zidane është shfaqur tejet i nervozuar dhe ka reaguar ndaj futbollistëve.

“T’i mbroj lojtarët? Sot nuk mundem. Gjithmonë do t’i mbroj, por jo sot”, u përgjigj ai.

“Nuk mund të luajmë kështu. Por, nuk e kanë fajin vetëm ata, gjithashtu edhe unë, unë e bëj ekipin. Unë gjithashtu e kam fajin, ndryshime, formacioni… edhe unë kam faj”.

“Të gjithë jemi në të njëjtën varkë, por s’mund të largohemi nga këtu dhe të themi që kemi bërë gjëra të mira. Jo. Asgjë. Të jemi të sinqertë”. 

(Kosova Sot)