Allegri: Futbolli është një sport budalla!

  • 29 April 2019 - 09:00
Allegri: Futbolli është një sport budalla!

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se futbolli është një sport budalla për njerëz inteligjentë, sepse, siç thotë, në këtë sport më së vështiri është t’i bësh drejt gjërat më të thjeshta.

Allegri diskutoi për taktikat e tij në futboll si dhe e riktheksoi dëshirën për të vazhduar me klubit nga Torino, edhe pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ai e udhëhoqi Juventusin drejt titullit të tetë më radhë në Serie A këtë sezon – të pestin të tij më radhë që prej se e zëvendësoi Antonio Conten në stolin e bardhezinjve.

Ish-trajneri i Milanit është kritikuar dhe taktikat e tij janë vënë në pikëpyetje gjatë këtij sezoni, veçanërisht pasi Ajaxi e eliminoi Juven nga Liga e Kampionëve në çerekfinale.

Duke folur për futbollin në Rai, Allegri tha: “Mua nuk më pëlqejnë këto sisteme taktike për të cilat njerëzit flasin, 3-5-2, 4-3-3”.

“Kam mësuar se futbolli është një sport budalla për njerëz inteligjentë, sepse është më së vështiri t’i bësh drejt gjërat më të thjeshta”, shtoi ai

“Për shembull, mund të thoni se një lojtar e bëri një pasim të thjeshtë anash, ama nuk është i thjeshtë, është futboll. Lojtarët mendojnë se duhet ta mbajnë topin për të dëshmuar sesa të talentuar janë, ama ky nuk është futboll”, theksoi ai.

(Kosova Sot)