Onuoha s’e pranon kërkimfaljen e Ibrës: Më tha se do t’ma bënte dhe se do të më lëndonte

  • 29 April 2019 - 10:27
Onuoha s’e pranon kërkimfaljen e Ibrës: Më tha se do t’ma bënte dhe se do të më lëndonte

Zlatan Ibrahimovic është përfshirë në një konfrontim me ish-mbrojtësin e Manchester City, Nedum Onuoha, i cili nuk ia ka pranuar kërkimfaljen sulmuesit suedez.

Ibrahimovic u pa duke e kapur mbrojtësin e Real Salt Lake gjatën një ndeshjeje të MLS-së, që rezultoi në një situatë të tensionuar dhe Ibra u ndëshkua me karton të verdhë

Suedezi e shënoi golin e fitores 2:1 të La Galaxy, dhe festoi në mënyrë shumë kontroverse dhe provokuese ndaj Onuoha.

Zlatani më pas kishte shkuar në dhomën e zhveshjes së Salt Lake për t’i kërkuar falje mbrojtësit, por ishte refuzuar.

“Ai erdhi për të më kërkuar falje pas ndeshjes, sepse nga minuta e 60 e tutje, ai më thoshte se do të ma bënte atë punën, se do të më lëndonte”, tha Onuoha pas ndeshjes.

“Ky njeriu i cili thotë se është fytyra e MLS-së, siç e quan veten, dhe luan në këtë mënyrë në fushë. Nëse dikush vjen ma thotë atë gjë, unë kurrë nuk ia pranoj kërkimfaljen.

Është e papranueshme”, tha ai.

(Kosova Sot)