Skandal i klubit të NBA-së, e bën Kosovën Serbi!

  • 29 April 2019 - 10:31
Skandal i klubit të NBA-së, e bën Kosovën Serbi!

Denver Nuggets e ka bërë një gabim skandaloz duke e bërë Kosovën pjesë të Serbisë përmes një fanelle të basketbollit Nikola Jokic

Klubi amerikan i basketbollit, Denver Nuggets e ka bërë një gabim skandaloz në një postim të tij në rrjetin social, Twitter

Në fakt, klubi nga NBA në grupin e tij zyrtar e ka postuar një fotografi të basketbollistit të tij, Nikola Jokic, i cili shfaqet me një fanellë, ku shkruan anglisht: “Rrini të qetë, ne e kemi Nikola Jokicin”.

Por, ajo që bie në sy është harta që gjendet në fanellë, ku shfaqet Serbia së bashku me Kosovën.

Denveri u kualifikua në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore dhe ndërkohë e postoi fotografinë e basketbollistit serb, i cili është lindur në Madrid të Spanjës.

Image

Mediat serbe janë “shkrirë” nga ky postim, duke e falënderuar klubin amerikan për mbështetjen në këtë rast.

Kthehemi në realitet: Kosova u çlirua përfundimisht në vitin 1999 dhe e shpalli Pavarësinë e saj në vitin 2008. 

(Kosova Sot)