Mësohet shkaku i aksidentit tragjik që i mori jetën lojtarit çek: Të dy shoferët i kishte zënë gjumi

  • 29 April 2019 - 11:07
Mësohet shkaku i aksidentit tragjik që i mori jetën lojtarit çek: Të dy shoferët i kishte zënë gjumi

Të dielën mbrëma ka ndodhur një aksident tragjik në Turqi, në të cilin është përfshirë minibusi që i bartte lojtarët e Alanyasporit teksa ktheheshin nga ndeshja kundër Kayserisporit.

Lojtari çek Josef Sural e ka humbur jetën, ndërsa gjashtë futbollistë të tjerë kanë pësuar lëndime kur minibusi është rrotulluar në aksin rrugor Antalya-Alanya, pesë kilometra larg qytetit Dinek.

Futbollistët kishin marrë një minibus privat për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa presidenti i klubit, Hasan Cavusoglu, ka shprehur pikëllimin e tij teksa e ka konfirmuar vdekjen e Sural.

Ai ka thënë se aksidenti besohet të ketë ndodhur pasi shoferin e autobusit e ka zënë gjumi duke vozitur, ndërkohë që edhe vozitësi i dytë ka qenë duke fjetur.

“Sipas informatave që i kamë marrë nga shefi jonë i policisë, edhe pse kanë qenë dy shoferë në automjet, që të dy kanë qenë duke fjetur”, është shprehur ai. 

(Kosova Sot)