“Icardi dëshiron të qëndrojë në Interi për 150 vjet”

  • 29 April 2019 - 11:16
“Icardi dëshiron të qëndrojë në Interi për 150 vjet”

Wanda Nara ka pohuar se Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë në Interit për 150 vitet e ardhshme.

Interi mund ta shesë Icardin këtë verë, pasi argjentinasi refuzoi të luajë për klubin për gjashtë javë si pasojë e humbjes së shiritit të kapitenit, por menaxherja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, këmbëngul se burri i saj nuk shkon askund, transmeton Gazeta Express.

“Mauro dëshiron të qëndrojë, kjo është zgjidhja e tij”, tha Nara për Tiki Taka. 

“Nëse Spalletti qëndron në Inter për 100 vitet e ardhshme, Mauro do të qëndrojë për 100 vitet e ardhshme. Kështu m’u përgjigj kur e pyeta, plus ai është ende i ri”, shtoi ajo.

Icardi luajti titullar në Derbin e Italisë kundër Juventusit, duke u ndihmuar zikaltërve në barazimin 1:1.

“Derbi i Italisë është gjithmonë Derbi i Italisë. Nuk e dija se Icardi do të luante nga fillimi. Atmosfera ishte e qetë, më pëlqeu”, theksoi ajo.

(Kosova Sot)