Nëse largohet Allegri, ky do të jetë trajneri i ri në Juventus

  • 29 April 2019 - 11:53
 Nëse largohet Allegri, ky do të jetë trajneri i ri në Juventus

“Tuttosport” shkruan se Juventus ka dy kandidatë për zëvendësues të Massimiliano Allegrit.

Massimiliano Allegri ka insistuar se do të mbetet në postin e trajnerit në Juventus. 

Por, mediat italiane vazhdojnë të hedhin dyshime mbi qëndrimin e tij në Torino edhe për sezonin e ri. 

“Tuttosport” shkruan se Juventus ka dy kandidatë për zëvendësues të Allegrit, në rast të ndarjes me të, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

Pep Guardiola nga Manchester City dhe selektori i Francës, Didier Deschamps janë dy kandidatët e dëshiruar për pasardhës të Allegrit.

(Kosova Sot)