Xhaka ka një lajm të keq për tifozët e Arsenalit

  • 29 April 2019 - 12:19
Xhaka ka një lajm të keq për tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka ka pranuar se Arsenal e ka të vështirë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Granit Xhaka është i brengosur për formën e dobët të Arsenalit në ndeshjet e fundit në Premierligë.

Mesfushori kosovar ka pranuar se skuadra e ka mjaft të vështirë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve nga pozita e katërt në elitën e futbollit anglez. 

I pyetur se cilat janë shanset që Arsenali të kualifikohet në Ligën e Kampionëve me dy ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar, kosovari i Kombëtares së Zvicrës, Xhaka, tha: “Ky nuk është momenti i duhur për të menduar për top katërshe”.

“Ne patëm tri mundësi të mëdha. Nisi me Crystal Palace, pastaj të mërkurën kundër Wolves dhe mbaroi sot”, shtoi ai.

“Nëse nuk i merr pikë nga dy ndeshje në udhëtim dhe tri pikë nga një ndeshje në shtëpi, atëherë nuk mund të flasësh për top katërshe”, theksoi Xhaka. 

(Kosova Sot)