Ndodh në Kosovë: Klubi i ndërron tre trajnerë për një fitore ndaj ekipit të fundit

  • 29 April 2019 - 13:04
Ndodh në Kosovë: Klubi i ndërron tre trajnerë për një fitore ndaj ekipit të fundit

Garat kampionale në IPKO Superligën e Kosovës po bëhen të jashtëzakonshme si në luftën për titull ashtu edhe në atë për t’i ikur barazhit.

Mirëpo, ky kampionat tashmë ka prodhuar edhe diçka paradoksale. Fjala është për Gjilanin, i cili prejse ka filluar sezoni pranveror është drejtuar nga tre trajnerë të ndryshëm.

Por, me të tre ata nuk ka arritur ta regjistrojë më shumë sesa një fitore, edhe atë kundër KEK-ut, i cili përpos që moti i ka humbur gjasat për mbijetesë, po ashtu nuk e ka shënuar asnjë fitore. Një barazim e ka nxjerr deri më tani ekipi nga Obiliqi, i cili regjistron 27 humbje.

Gjilanasit sezonin pranveror e kishin nisur nga vendi i katërt me trajnerin Sadat Pajaziti. Pastaj në vend të tij ekipin e kishte drejtuar Alban Hyseni dhe së fundmi skuadrën po e drejton Gentjan Mezani.

Në 12 xhirot e fundit me këta tre trajner ekipi kuq e bardh e ka regjistruar vetëm një fitore ndaj KEK-ut, ndërsa i ka regjistruar pesë barazime dhe gjashtë humbje. Si pasojë e këtyre rezultateve, Gjilani rrezikon të mbetet në barazh.

Eshtë i shtati me 35 pikë, vetëm dy më shumë sesa Ballkani dhe tri më tepër sesa Flamurtari, që janë në zonën e barazhit. Madje, Gjilani në katër xhirot e fundit do të ketë punë pikërisht me këta dy rivalë, por edhe me dy ekipet tjera, Ferizajn që po lufton po ashtu për t’i ikur barazhit dhe Lirinë, që ende shpreson t’i ikë vendit të parafundit.

Rezultatet e Gjilanit me tre trajnerë rë ndryshëm:

Java 29: Feronikeli 2-0 Gjilani
Java 28: Gjilani 0-1 Prishtina
Java 27: Llapi 2-1 Gjilani
Java 26: Gjilani 0-0 Drita
Java 25: Drenica 0-0 Gjilani
Java 24: Gjilani 1-1 Trepça ‘89
Java 23: Gjilani 2-0 KEK-u
Java 22: Feronikeli 3-0 Gjilani
Java 21: Gjilani 0-1 Llapi
Java 20: Liria 1-1 Gjilani
Java 19: Gjilani 0-0 Flamurtari
Java 18: Drita 3-1 Gjilani

Image

Rezultatet e Gjilanit në pranverë:

Java 29: Feronikeli 2-0 Gjilani
Java 28: Gjilani 0-1 Prishtina
Java 27: Llapi 2-1 Gjilani
Java 26: Gjilani 0-0 Drita
Java 25: Drenica 0-0 Gjilani
Java 24: Gjilani 1-1 Trepça ‘89
Java 23: Gjilani 2-0 KEK-u
Java 22: Feronikeli 3-0 Gjilani
Java 21: Gjilani 0-1 Llapi
Java 20: Liria 1-1 Gjilani
Java 19: Gjilani 0-0 Flamurtari
Java 18: Drita 3-1 Gjilani

(Kosova Sot)