Karriera e futbollistit që humbi jetën në aksident – Sural ka luajtur me mesfushorin e Kosovës, Herolind Shala

  • 29 April 2019 - 14:26
Karriera e futbollistit që humbi jetën në aksident – Sural ka luajtur me mesfushorin e Kosovës, Herolind Shala

Bota e futbollit është në zi, pasi të dielën mbrëma e humbi jetën futbollisti çek i Alanyasporit, Josef Sural.

Derisa po kthehej me disa bashkëlojtarë nga ndeshja kundër Kayserisporit, minubuzi me të cilin udhëtonin është rrotulluar. Sural e ka humbur jetën në moshë 28 vjeçare, ndërsa gjashtë futbollistë të tjerë kanë mbetur të lënduar. 
Josef Sural ka lindur më 30 maj 1990, ndërsa si fëmijë e kishte nisi të luante fubtoll te Sakvice (1996–2008) dhe pastaj kaloi te 1. FC Brno, ku edhe e nisi karrierën profesionale në vitin 2008.
Nga viti 2011 deri në vitin 2016, ai ishte pjesë e Slovan Liberec, ku në edicionin 2015/2016 ishte i huazuar edhe mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, prandaj dy futbollistët kanë luajtur bashkë në këtë skuadër.

Pas largimit nga Libereci, mesfushori çek kaloi te Sparta e Pragës, ku luajti për dy sezone (2016-2018), ndërsa në vitin 2019 iu bashkua Alanyasporit, ku edhe përfundoi në mënyrë tragjike jeta dhe karriera e tij.

Nga të lënduarit është edhe Isaac Sackey, i cili po ashtu në të kaluarën ka qenë bashkëlojtar i Shalës. 
 

(Kosova Sot)