Dalin pamjet e tmerrshme të minibusit të aksidentuar ku mbeti i vdekur futbollisti i njohur

  • 29 April 2019 - 15:19
Dalin pamjet e tmerrshme të minibusit të aksidentuar ku mbeti i vdekur futbollisti i njohur

Reprezentuesi çek, Josef Sural mbeti i vdekur pas një aksidenti të pësuar me minibusin e skuadrës së Alanyasporit.

Sural vdiq në spital, derisa mbetën të lënduar edhe disa futbollistë të tjerë të klubit turk.

Tashmë kanë dalë disa imazhe të gjendjes së minibusit, ku shihet se njëra prej dyerve anësore është shkëputur komplet gjatë aksidentit. 

Sural ka lënë prapa vetes gruan dhe dy fëmijë, më i vogli i cili ka lindur para vetëm dy muajsh.

Lojtarët po ktheheshin nga Alanya para se të përplaseshin në autostradën Antalya – Alanya, pesë kilometra para qendrës së Dinekut.

(Koosva Sot)