Unitedi mund ta zëvendësojë De Gean me Oblakun, i cili kushton 120 milionë euro

  • 29 April 2019 - 16:44
Unitedi mund ta zëvendësojë De Gean me Oblakun, i cili kushton 120 milionë euro

Manchester Unitedi është duke planifikuar ta kontaktojë Atletico Madridin për portierin Jan Oblak.

E ardhmja e David de Geas vazhdon të jetë e dyshimtë, prandaj Djajtë e Kuq janë duke i shqyrtuar edhe opsionet tjera.

Portieri kryesor i Unitedit nuk e ka rinovuar kontratën, në ndërkohë ka nisur t’i bëjë edhe disa gabime që nuk kanë qen karakteristikë e tij. 

Nëse ai refuzon ta nënshkruajë kontratën e re, atëherë klubi anglez është gati që të bëjë ofertë për Oblak.

Portieri i Atletico Madridit ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh për prishjen e kontratës, ashtu që Djajtë e Kuq mund ta aktivizojnë atë. 

(Kosova Sot)