Dorëzohet Gerrard, Grezda një dështim për Rangers!

  • 29 April 2019 - 16:58
Dorëzohet Gerrard, Grezda një dështim për Rangers!

Eros Grezda po vuan shumë te Rangers! Shqiptari u ble nga Osijeku, por duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë me ekipin historik të ishullit.

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, duket se ka humbur krejtësisht besimin tek ai dhe nuk do t’i japë më shansin të tregojë veten.

Gjakovari nuk po grumbullohet më as me ekipin e parë, ndërsa në ndeshjen miqësore që skuadra e tij zhvilloi ndaj Liverpool U-23, sulmuesi luajti dhe dhuroi një shfaqje të shëmtuar.

Pjesa e parë u mbyll 4-0 për “Redsat”, pavarësisht se legjenda Gerrard kishte aktivizuar futbollistët e ekipit të parë dhe mes tyre dhe shqiptarin.

Trajneri ka qenë mjaft i shqetësuar në lidhje me përformancën e ekipit, pavarësisht se me ndryshimet e bëra barazoi gjithçka në të dytën për 4-4.

“Ndeshje të tilla të bëjnë të kuptosh shumë gjëra për lojtarët, për mirë dhe për keq”, u shpreh ai.

“Grezda? Këtu është futboll i fortë dhe nuk të jepet mundësia nëse sjellja jote nuk është e duhura dhe nuk je i fortë mendërisht. Duhet të luftosh dhe të tregosh veten. Nuk dua të flas për futbollistë të caktuar, por fakti që nuk ka luajtur shumë si titullar tregon gjithçka”, shtoi legjenda e Liverpoolit.

Gerrard duket i bindur tashmë, ndërsa dhe tifozët kanë të njëjtin mendim me trajnerin e tyre. Ata duan që Grezda të largohet në verë nga ekipi i tyre.

Ata kanë shpërthyer në twitter në lidhje me përformancën e shqiptarit.

(Kosova Sot)