Zbulohet shuma e parave që FFK-ja ndan çdo muaj si pension për gruan e Fadil Vokrrit

  • 29 April 2019 - 17:36
Zbulohet shuma e parave që FFK-ja ndan çdo muaj si pension për gruan e Fadil Vokrrit

Që prej vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që 70% të pagës që ka marrë Vokrri t’i dhurohet bashkëshortës së tij, Editës. 

Sipas burimeve, ka 10 muaj që ajo merr si pension nga 2,100 euro në muaj nga buxheti i FFK-së.

Në Kuvendin e Punës që u mbajt në mars, presidenti i Trepçës 89 Abedin Zeka kishte propozuar para delegatëve që deri sa të jetë gjallë bashkëshortja e Fadilit të marrë pension nga FFK-ja dhe kjo kërkesë ishte miratuar.

Ndërsa në fund të vitit 2018, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kishte miratuar vendimin për njohjen e statutit të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’ për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin dhe promovimin e sportit. 

Në bazë të propozimit të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro” kishte deklaruar ministri Gashi.

(Kosova Sot)