“Alegrin e shoh shumë të lodhur”, De Biazi “skanon” Juventusin dhe trajnerin bardhezi

  • 29 April 2019 - 18:59
“Alegrin e shoh shumë të lodhur”, De Biazi “skanon” Juventusin dhe trajnerin bardhezi

Masimiliano Alegri është një nga trajnerët më të nënvlerësuar në Itali, për momenti dhe e gjitha kjo pas skualifikimit që pësoi Juventusi nga Ajaksi.

“Të kritikosh është pjesë e natyrës njerëzore, sidomos kur një person ka sukses, si Alegri, i cili në vitet e fundit ka fituar 5 kampionate dhe 4 Kupa Italie. Më shumë ai nuk mund të bënte në nivel kombëtar. E vetmja gjë që mund të thuhet është në aspektin fizik, me skuadrën që mbërriti në kushte jo optimale në sfidën ndaj Ajaksit”, është shprehur De Biazi. 

“Mungesa e Daglas Kostës dhe Kuadrados  ishin të rënda, pasi bëhej fjalë për dy lojtarë të rrezikshëm në fushë. Alegrin e shoh shumë të lodhur nga fakti se i përgjigjet gjithnjë të njëjtave pyetje”, ka përfunduar ish-tekniku i Kombëtares shqiptare.

(Kosova Sot)