Sarri e konfirmon qëndrimin e Higuainit: Sezonin tjetër do të shënojë më shumë gola n’Premierligë

  • 29 April 2019 - 19:32
Sarri e konfirmon qëndrimin e Higuainit: Sezonin tjetër do të shënojë më shumë gola n’Premierligë

Higuain s’do të largohet nga Chelsea. Sulmuesi 30-vjeçar ka shënuar vetëm 4 gola në 15 paraqitje, por Sarri beson se të gjithë do të shohin një tjetër Higuain në sezonin 2019/20.

Chelsea apo Juventus, kjo ishte pyetja më e shpeshtë ditëve të fundit lidhur me të ardhmen e sulmuesit 31-vjecar, Gonzalo Higuain.

Ai nuk ka qenë në një formë të mirë vitin e fundit, duke mos gjetur vetën deri në janar te Milani, por as nga janari e deri me tani te Chelsea.

Megjithatë, duke e ditur që Chelsea është i dënuar nga UEFA për mos transferim të lojtarëve, duket se “Blutë e Londrës” kanë vendosur t’i besojnë ish bomberit të Realit, Juventusit e Napolit.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Chelsea, Mauizio Sarri.

“Në teori, ai do të vazhdojë. Është e vështirë për t’u adaptuar në Premierligë, por mendoj se sezonin e ardhshëm do të shënojë shumë gola. Nuk është e thjesht për një sulmues”, deklaroi Sarri.

Higuain ka bërë 593 paraqitje me klube në karrierë dhe ka shënuar 294 gola. 

(Kosova Sot)