Eric Bailly përfundon sezonin me Unitedin

  • 29 April 2019 - 19:34
Eric Bailly përfundon sezonin me Unitedin

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në fund të sezonit, raporton ekipi mjekësor nga Old Trafford.

Futbollisti u dëmtua në ndeshjen e radhës të Ligës Premier me Chelsean (1:1), ku lëndoi ligamentin e gjurit të djathtë.

Kjo praktikisht do të thotë se është mjaft e sigurt se nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në dy ndeshjet e tjera me Huddersfield dhe Cardiff City.

Ai nuk do të jetë në Kupën e Kombeve Afrikane në Egjipt nga 21 qershor deri më 19 korrik.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka probleme në vijën e fundit të ekipit sepse nuk ka në dispozicion Phil Jones dhe Chris Smalling, por mund t’i shfrytëzoj shërbimet e Victor Lindelofit dhe Markos Rojos.

Manchester United dy xhiro para fundit të kampionatit gjendet në vendin e gjashtë me tre pikë më pak se Chelsea i katërt. 

(Kosova Sot)