Skandal në Portugali, VAR-i po e ndihmon Benfican për titull – Felix vjen me simulimin e vitit!

  • 29 April 2019 - 19:59
Skandal në Portugali, VAR-i po e ndihmon Benfican për titull – Felix vjen me simulimin e vitit!

Të dielën, Benfica ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit në Portugali, duke e mposhtur me përmbysje Bragën, ndeshje që përfundoi 4-1.

Në bazë të rezultatit, duket se kjo ishte ndeshje e lehtë për “shqiponjat” që pësuan në pjesën e parë, por në realitet nuk ishte e lehtë.

Mysafirët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë dhe nisi në minutën e 59’ kur talenti që po kërkohet nga shumë klube, veçuar Juventus, Manchester City, Bayerni, Reali e shumë të tjera, Joao Felix, fitoi një penallti, Pizzi e ktheu në gol dhe më pas erdhi kthesa e madhe me tre gola të tjerë.

Mirëpo, nga pamjet e analizuara duket qartë se talenti 19-vjeçar ka simuluar në mënyrë të ekzagjeruar për të marrë atë penallti.

(Kosova Sot)