Uefa Youth League, Porto mposht Chelsean n’finale

  • 29 April 2019 - 21:10
Uefa Youth League, Porto mposht Chelsean n’finale

Skuadra U-19 e Portos ka mposhtur atë të Chelsesa-t 3-1 në finalen e Uefa Youth League duke u fituar trofeun më të rëndësishëm të të rinjve për të parën herë. 

Anglezët kanë qenë mbretërit e përmbysjeve gjatë kompeticionit dhe dukej sikur do të ndodhte e njëjta gjë kur Redan barazoi rezultatin pas golit të Vieira-s në fillim të pjesës së dytë, por Porto ishte një nivel tjetër. 

Barazimi zgjati vetëm dy minuta përpara se Diogo Queiros të rikthente avantazhin për portugezët. 

Goli i sigurisë është shënuar nga Afonso Sousa, i cili vulosi fitoren e merituar të Porto-s. 

 

(Kosova Sot)