Koreografia spektakolare e Barcelonës për ndeshjen me Liverpoolin: “Gati të ngjyrosim Europën”

  • 29 April 2019 - 23:05
Koreografia spektakolare e Barcelonës për ndeshjen me Liverpoolin: “Gati të ngjyrosim Europën”

Pasi festoi titullin e dytë kampion radhazi në La Liga, Barcelona mund të përqendrohet tashëm te Liga e kampionëve, ku të mërkurën në mbrëmje do të presë Liverpoolin në “Cam Nou”, në sfidën e parë gjysmëfinale.

Përveç Ernesto Valverdes dhe futbollistëve, një përgatitje mjaft speciale këtij takimi i kanë bërë edhe tifozët “blaugrana”, të cilët do të shpalosin një koreografi spektakolare mbrëmjen e të mërkurës, në stadiumin e tyre.

“Gati të ngjyrosim Europën”, do të jetë motoja e koreografisë, që do të shpaloset mbi një stadium të gjithin kuqeblu, si ngjyrat e skuadrës.

Më poshtë është edhe videoja e koreografisë, e cila është shpërndarë nga klubi i Barcelonës në rrjetet sociale.

(Kosova Sot)