Joshua arrin marrëveshjen për debutimin në Amerikë më 1 qershor

  • 29 prill 2019 - 23:23
Joshua arrin marrëveshjen për debutimin në Amerikë më 1 qershor

Andy Ruiz raportohet të ketë arritur marrëveshjen për t’u ndeshur me Anthony Joshua në New York. 

Debutimi i AJ në Shtetet e Bashkuara pritej të ndodhte ndaj Jarrell Miller, por ai ka humbur licencën pasi ka dalë pozitiv me substanca të palejuara. 

29-vjeçari Ruiz pritet ta zëvendësojë Miller, këtë e raporton Fox Sports. 

Ruiz ka 32 fitore në 33 ndeshje dhe disfata e vetme e tij ka ardhur ndaj Joseph Parker, një boksier i mundur nga Joshua. 

Tifozët duan të shohin ndeshje titulli mes treshes Wilder, Fury dhe Joshua, por teksa të tre kanë firmosur me shërbime të ndryshme transmetimi, këto sfida për momentin nuk do të zhvillohen. 

(Kosova Sot)