Klopp nuk frikësohet: “Camp Nou nuk është tempull i futbollit”

  • 29 April 2019 - 23:38
Klopp nuk frikësohet: “Camp Nou nuk është tempull i futbollit”

Barça pret të mërkurën Liverpoolin në “Camp Nou” për të zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League. Ajo e kthimit zhvillohet me 7 maj në “Anfield”.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë që nuk brengoset nga fakti që do të luajnë në stadiumin e Barcelonës, që ka qenë një fortesë këtë vit.

Klopp insiston se vizita në “Camp Nou” nuk i frikëson aspak lojtarët e tij.

Liverpool do të luajë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Kataloni, dhe pastaj ndeshjen e kthimit me 7 maj në “Anfield”

Ekipi katalanas ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në “Camp Nou” këtë edicion të Champions League.

Vetëm Tottenhemi ka rritur të barazojë aty. Lyon dhe Machester United janë mposhtur me rezultat 5-1 dhe 3-0 respektivisht.

Klopp, që ka mposhtur Bayernin në “Allianz Arena” këtë sezon, nuk beson që sfida në “Camp Nou” do të jetë speciale.

“Camp Nou nuk është vetëm një stadium. Është shumë i madh, por nuk është një tempull i futbollit”, tha gjermani.

Përkundër këtij vetëbesimi, Klopp pranon që ekipi i tij nuk është favorit në këtë takim.

“Nëse luani ndaj Barcelonës, ju nuk jeni favorit. Kjo do të jetë një ndeshje fantastike për tifozët e futbollit”, thotë Klopp.

Edhe pse në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, ekipi anglez po lufton edhe për titull në Premierligë. Aty po zhvillojnë një betejë të hatashme kundër Manchester City.

Dy skuadrat kanë shënuar fitore këtë javë. City ka një pikë avantazh në garën që do edhe dy ndeshje për të përfunduar.

Skuadra e Guardiolës prin me 92 pikë, ajo e Klopp e ndjek me 91 pikë.

(Kosova Sot)