Shpenzuan kot

  • 30 April 2019 - 10:29
Shpenzuan kot

Rivaliteti po rritet, por cilësia vazhdon të mbetet nën nivelin e dëshiruar

 “Sipas mendimit tim blerjet kanë qenë të dështuara, asnjë futbollist nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar, hiç këtu një numër shumë të vogël të tyre, por me të dalluar ishin futbollistët vendorë, p.sh. Kastriot Rexha, Endrit Krasniqi, Alban Shillova e Festim Alidema”, ka thënë Genc Sermaxhaj për gazetën “Kosova Sot”

Edhe pse shpenzuan qindra mijëra euro gjatë afatit kalimtar të verës me synim për ta ngritur cilësinë në futbollin tonë, ato kanë dështuar totalisht. Analistët vlerësojnë se klubet tona si në vitet e kaluara kanë dështuar të sjellin përforcime të qëlluara dhe kjo me vet fajin e tyre pasi vazhdojnë të mos i analizojnë si duhet lojtarët para se t’i angazhojnë në klubet e tyre. Ajo që ka rënë në sy sivjet është edhe çështja e trajnerëve ku shumë të huaj zbarkuan në klubet tona por për fat të keq dështuan pothuaj të gjithë. I vetmi që mbijetojë është Mirel Josa i Prishtinës, i cili megjithatë shpesh kaloi momente të këqija duke u fyer edhe nga tifozët. “Plisat” që ishin të pakënaqur me punën e tij dhe kërkonin largimin. “Edhe ky vit sikur vitet e kaluara në aspektin e cilësisë mbetet i njëjtë. Ekipet tona kanë shpenzuar jashtëzakonisht shumë në blerjen e trajnerëve e lojtarëve nga jashtë, por jo të gjithë kanë qenë produktivë”, ka thënë në fillim të bisedës për gazetën “Kosova Sot”, Genc Sermaxhaj.

 Investime të dështuara

Drita, Gjilni, Flamurtari, Llapi, Feronikeli e Prishtina ishin klube që sollën bukur shumë risi, por për fat të keq ato nuk ndryshuan asgjë sa i përket cilësisë, pasi rivaliteti duhet pranuar se nuk ka qenë kurrë më i madh sesa këtë herë. Ish- futbollisti i Prishtinës dhe shumë skuadrave tjera kosovare, Genc Sermaxhaj, e pranon se investimet kanë qenë të gabuara këtë herë. “Sipas mendimit tim blerjet kanë qenë të dështuara, asnjë futbollist nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar, hiç këtu një numër shumë të vogël të tyre, por me të dalluar ishin futbollistët vendorë, p.sh Kastriot Rexha, Endrit Krasniqi, Alban Shillova e Festim Alidema”, ka thënë Sermaxhaj për gazetën “Kosova Sot” sipas të cilit ardhjet nga jashtë vërtet dështuan. “Ekipet kanë shpenzuar shumë në lojtarët nga Shqipëria, dhe më gjerë dhe nuk kanë arritur të jenë as të përafërt me lojtarët e lartcekur”, vlerësoi ish- futbollisti gjilanas.

Vendorët më cilësorë

Sipas Sermaxhajt, është për t’u çuditur se si klubet tona sollën kaq shumë lojtarë, por asnjë nga ta nuk doli të jetë mbi nivelin e lojtarëve vendorë, pra klubet tona vazhdojnë të dominohen nga lojtarët tanë. “Asnjë lojtar i ardhur në Superligë nuk ka qenë lojtar kyç tek ekipet tyre, e as pjesë e ekipeve të kreut të tabelës. Prandaj si ka mundësi që ata të bëjnë dallimin apo të ngritin cilësinë në futbollin tonë”, ka thënë Sermaxhaj, duke shtuar se edhe trajnerët e ardhur nuk mund të thuhet se treguan diçka të madhe. “Situatë e ngjashme është edhe tek trajnerët. Pra, edhe këtë vit përkundër investimeve, cilësia mbetet e njëjtë. Mbetet të shihet si do të jenë planet e ekipeve për sezonin tjetër, me shpenzime dhe blerje”, ka përfunduar Genc Sermaxhaj.

Sipas Sermaxhajt është për t’u çuditur se si klubet tona sollën kaq shumë lojtarë, por asnjë nga ta nuk doli të jetë mbi nivelin e lojtarëve vendorë, pra klubet tona vazhdojnë të dominohen nga lojtarët tanë

Drita, Gjilani, Flamurtari, Llapi, Feronikeli e Prishtina ishin klube që sollën bukur shumë risi, por për fat të keq ato nuk ndryshuan asgjë sa i përket cilësisë, pasi rivaliteti duhet pranuar se nuk ka qenë kurrë më i madh sesa këtë herë. Ish- futbollisti i Prishtinës dhe shumë skuadrave tjera kosovare, Genc Sermaxhaj, e pranon se investimet kanë qenë të gabuara këtë herë

… javë pa përfunduar kampionati, analistët vlerësojnë se cilësia nuk është në nivelin e dëshiruar dhe se klubet tona kanë dështuar në investime. Përkundër që sollën shumë trajnerë e lojtarë nga jashtë ata nuk treguan asgjë.

(Kosova Sot)