Historia 131-vjeçare e ligës angleze: Ky është klubi që ka grumbulluar më së shumti pikë

  • 30 April 2019 - 11:56
Historia 131-vjeçare e ligës angleze: Ky është klubi që ka grumbulluar më së shumti pikë

Gjatë 131 sezoneve të futbollit në Angli, Liverpooli ka grumbulluar më së shumti pikë, gjithsej 6833. Pas tyre vijnë Arsenali, Evertoni e Manchester Unitedi.

Historia e ligës së nivelit të parë të futbollit në Angli kishte filluar para 131 vjetëve. Përderisa Preston North End e fitoi titullin në sezonin e parë, në vitin 1888, Mbretëresha Viktoria ishte në fronin e Britanisë së Madhe.

Që nga ai sezon, përveç viteve të luftës, ekipet më të mirë të Anglisë dhe Uellsit kanë garuar në një ligë për t’u shpallur kampionët e vendit. Kjo ligë tani, që nga riorganizimi në vitin 1992, njihet si Premierliga.

Megjithatë, tifozët e futbollit nuk e kanë harruar historinë e ligës angleze para themelimit të Premierligës, e veçanërisht kur vjen puna te debati mes tifozëve të Manchester Unitedit dhe atyre të Liverpoolit.

Sa i përket numrit të titujve të fituar, ekipet e veri-perëndimit e kryesojnë këtë listë, ndërsa Manchester Unitedi renditet i pari, me gjithsej 20 trofe në koleksionin e vet.

Megjithatë, kjo nuk është mënyra e vetme për ta zbuluar klubin më të mirë në historinë e futbollit të Anglisë. Një tifoz i ka grumbulluar pikët e secilit klub gjatë 131 sezoneve të futbollit në Angli.

Këtë tabelë mund ta shikoni më poshtë:

Image

 

(Kosova Sot)