Reali dëshiron ta huazoj Odegaardin te Ajaxi 10 minuta më parë

  • 30 April 2019 - 13:07
Reali dëshiron ta huazoj Odegaardin te Ajaxi 10 minuta më parë

Real Madrid dëshiron që Martin Odegaardin ta huazojë për dy vjet te Ajaxi.

Norvegjezi u konsiderua si një nga talentet më të mëdha evropiane në sezonet e kaluara, por nuk po arrin të tregojë vlerat e veta.

Futbollisti aktualisht është i huazuar te Vitesse gjersa ka luajtur gjithsej 43 ndeshje për Heerenveenin. Këtë sezon shënoi tetë gola dhe bëri nëntë asistime duke e ndihmuar ekipin të arrijë në pozitën e shtatë.

“Unë jam i gatshëm për hapin e ardhshëm, dua të vazhdoj të zhvillohem. Së pari dua të përfundoj sezonin dhe pastaj të marr një vendim. Unë jam 20-vjeçar dhe dua të luaj Ligën e Kampionëve”, tha mesfushori për gazetën holandeze “Der Telegraph”.

Reali e vlerëson lojtarin 20 milionë euro dhe është shumë i interesuar për skuadrën e Amsterdamit sepse njihet si ekip që i zhvillon të rinjtë.

Ndryshe, Ajax gjatë mbrëmjes së sotme do të zhvilloj ndeshjen e parë të gjysmëfinale së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur. 

(Kosova Sot)