Atdhe Nuhiu do të mbetet te Sheffield Wednesday

  • 30 April 2019 - 13:11
Atdhe Nuhiu do të mbetet te Sheffield Wednesday

Atdhe Nuhiu pritet që edhe në sezonin e ardhshëm të paraqitet në ligën e dytë angleze, e njohur më mirë si Championship.

Sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës duket se do ta shohim edhe vitin e ardhshëm te skuadra angleze e Sheffield Wednesdayt.

Shtatgjati 29-vjeçar ka dhënë një intervistë për “The Star” gjera ka pohuar se ndihet shumë mirë te Sheffieldi, më të cilin ka kontratë deri në fund të edicionit të ardhshëm.

“Te Sheffieldi ndihem shumë mirë. Jam krenar që bëj pjesë në këtë ekip tash e e sa kohë. Prej se kam ardhur janë ndërruar gjashtë trajnerë”, ka thënë Nuhiu.

Theksojmë se futbollisti në këtë edicion ka shënuar katër gola në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Nuhiu te Sheffieldi është transferuar në verën e vitit 2013 gjersa në të kaluarën ka luajtur edhe në Eskisehirspor, Ried e Austria Karnten.

(Kosova Sot)