Juventusi i “shpall luftë” Real Madridit për Pogbën

  • 30 April 2019 - 13:50
Juventusi i “shpall luftë” Real Madridit për Pogbën

E ardhmja e Paul Pogba është thuajse e sigurt që nuk do të jetë në Manchester, ndërsa dilema për t’iu zgjidhur është destinacioni i tij i ri.

Mesfushori francez kërkohet me ngulm nga Zidane te Reali, por së fundi në garë është futur fuqishëm edhe Juventusi, që kërkon të rikthejë Pogba në Torino.

Gjatë ditës së shtunë, mediat angleze raportuan se Pogba nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm që i duhet për t’iu bashkuar Manchester Unitedit gjatë turneut veror në Kinë.

Kaq mjaftoi që zërat për një largim të tij nga “Djajtë e Kuq”, të shtoheshin edhe më shumë, duke bërë që shumë klube të mëdha, të vihen në garë për shërbimet e Pogba. 

(Kosova Sot)