Zbulohet orari i IPKO Superligës, këtë ditë luhet derbi Drita – Prishtina

  • 30 April 2019 - 14:10
Zbulohet orari i IPKO Superligës, këtë ditë luhet derbi Drita – Prishtina

Derbi i madh i xhiros së 30-të të IPKO Superligës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do të luhet të shtunën. Kurse, të dielën do të zhvillohen katër duele.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar orarin e ndeshjeve të xhiros së 30-të të IPKO Superligës.

Dueli kryesor i kësaj jave ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do të luhet të shtunën.

Kampionia do të luajë në shtëpi pa presion, ndërsa kryeqytetasit nuk guxojnë të gabojnë nëse duan të mbesin në garë për titull të kampionit.

Ndërkohë, gjithnjë të shtunën, lideri Feronikeli do të luajë në derbin lokal me Drenicën si mysafir.

Kandidati i tretë për titull të kampionit, Llapi e pret të dielën Trepçën ’89 në shtëpi, duke shpresuar në një gabim të dy rivalëve një ditë më herët.

Kurse, dy ndeshje do të jenë mjaft të rëndësishme për barazh dhe mbijetesë të dielën.

Gjilani e pret Flamurtarin, dy skuadra këto që po mundohen t’i shmangen barazhit, kurse në duelin tjetër, Liria nëse mposhtet edhe nga Ferizaj do t’i thotë përfundimisht lamtumirë IPKO Superligës.

Ballkani nga ana e tij shihet si favorit përballë KEK-ut në udhëtim. 

IPKO Superliga – Java e 30-të

SSK1 E shtunë 16:00 Drita – Prishtina

SSK2 E shtunë 16:00 Drenica – Feronikeli

SSK2 E diel 16:00 Llapi – Trepça ‘89

SSK3 E diel 16:00 Gjilani – Flamurtari

E diel 16:00 Ferizaj – Liria

E diel 16:00 KEK-u – Ballkani

(Kosova Sot)