Messi dhe djemtë e tij reagojnë ndaj videove të tifozëve

  • 30 April 2019 - 14:35
Messi dhe djemtë e tij reagojnë ndaj videove të tifozëve

Më herët këtë vit, Lionel Messi zbuloi se djali i tij, Thiago, e pyet pse në Argjentinë nuk e duan atë. Tani, një gazetar ia tregoi Messit dhe dy djemve të tij më të mëdhenj, Thiagos dhe Matteos, një video ku disa fëmijë argjentinas e shprehnin dashurinë e tyre për yllin e Barcelonës.

Në intervistën për “Tyc Sport”, Leo kishte folur për situatën e tij sa herë që i bashkohet përfaqësues së Argjentinës. Kur 31-vjeçari nuk e jep më të mirën në fushë, ai vërshohet nga kritikat e shumta dhe këtë e kishte vërejtur edhe djali i madh i tij, Thiago.

“Është e vështirë, djali im gjithmonë shikon video në YouTube dhe më pyet se [pse në Argjentinë ata duan të më vrasin!”, tha Leo. “Por, dua të vazhdoj. Ende dua që të fitoj diçka me Argjentinën. Do të luaj në të gjitha ndeshjet e rëndësishme. Ne kemi arritur në finale të Kupës së Botës (më 2014) dhe kjo nuk është aq e lehtë”.

Pas ndeshjes të së shtunës, gazetari i po të njëjtit medium e ftoi t’i bashkohej intervistës edhe Thiagon për ta shikuar një video të fëmijëve gjashtëvjeçar, të cilët e shprehnin dashurinë që ata e kanë për Messin.

Lionel Messi ka fituar çdo titull në botën e futbollit të klubeve. Megjithatë, kjo gjë nuk vlen edhe për karrierën e tij me ekipin kombëtar të Argjentinës, me të cilët ka dështuar ta fitojë ndonjë garë të madhe deri më tani. Skuadra e Argjentinës pësoi disfatë në Kupën e Botës 2018, ku u eliminuan nga Franca në fazën eliminatore.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë u kthye në ekipin e Argjentinës pas një pushimi të gjatë që e kishte marrë pas Kupës së Botës. Messi nuk arriti ta fitojë ndeshjen kundër Venezuelës, në të cilën u lëndua dhe u kthye në Barcelonë, në pamundësi për të luajtur kundër Marokut.

Por, Messi është duke e shijuar njërin prej sezoneve më të mira në karrierën e tij. Ai i ka shënuar 46 gola dhe i ka asistuar 22 të tjera në 45 ndeshje me Barcelonën. Ai e kryeson garën për Këpucën e Artë të Evropës. Këtë vit ai po shpreson t’i fitojë tre trofe me Barcelonën, por këto suksese nuk i ka arritur asnjëherë me Argjentinën. 

(Kosova Sot)