Dybala-n nuk e do askush

  • 30 April 2019 - 14:57
Dybala-n nuk e do askush

Juventusi është i gatshëm ta shesë Paulo Dybala-n gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo ende nuk ka marrë asnjë ofertë të mirë për argjentinasin. Paulo Dybala nuk është më pjesë e rëndësishme e planeve të Juventusit për të ardhmen. Një verë plot ndryshime po vjen në Torino dhe Dybala mund të jetë i përfshirë në këtë proces, shkruan Goal.com.

Transferimi i Cristiano Ronaldos gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2018 ka bërë që qendra e vëmendjes të largohet nga 25-vjeçari, nga i cili tani pritet ta luajë më shumë një rol dytësor në skuadër. Për momentin, të pasurit një lojtar kaq të talentuar si opsion të dytë është diçka e mirë për Juventusin, mirëpo vetë lojtari kërkon më shumë. Ai dëshiron që ta ketë një rol lideri në skuadër, pozitë kjo që Juventusi nuk është i gatshëm t’ia ofrojë. Dybala i ka shënuar dhjetë gola në 39 paraqitje të këtij sezoni, mirëpo situata e tij në Juventus është mjaft e komplikuar dhe ai besohet se është para një udhëkryqi të madh në karrierën e vet.

Nëse Massimiliano Allegri mbetet në pozitën e trajnerit të Juventusit, atëherë Dybala besohet se do ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër. Për momentin nuk ka oferta për argjentinasin, mirëpo në të kaluarën ai ka ngjallur shumë interesim te klubet e mëdha evropiane. Juventusi shpreson se ato klube, ndër të cilat edhe Manchester Unitedi, do të jetë të gatshëm të paguajnë gjatë kësaj vere.

(Kosova Sot)