Burgoset trajneri i njohur, shkak ngacmimi seksual

  • 30 April 2019 - 15:12
Burgoset trajneri i njohur, shkak ngacmimi seksual

Si të mos mjaftonte ecuria jo fort pozitive në kampionatin maqedonas, skuadra e Shkupit së fundmi ka mbetur edhe pa trajner. Turku Umit Karan, i cili drejtonte bardheblutë është dënuar nga gjykata me 20 muaj burg për shkak të ngacimeve seksuale. 42-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar me Gallatasarain dhe kombëtaren e Turqisë, i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, duke i quajtur të pavërteta.

Në një prononcim të dhënë për mediat turke, në dalje të Gjykatë, Karan pretendon se po dënohet për shkak të bindjes së tij politike. “Unë i kam shërbyer vendit tim. Askujt si kam bërë keq. Jam kemalist, po më dënojnë vëtëm për këtë gjë. Nuk kam bërë asnjë ngacmim seksual”, u shpreh ai.

(Kosova Sot)