“Ibrahimovic është në të njëjtin nivel si Messi e Ronaldo”

  • 30 April 2019 - 16:39
“Ibrahimovic është në të njëjtin nivel si Messi e Ronaldo”

Zlatan Ibrahimovic vijon të jetë në formë të shkëlqyer edhe në këtë sezon të vitit 2019 në MLS, me Los Angeles Galaxy, ku ka shënuar 8 gola, 3 më pak se Carlos Vela. Sulmuesi suedez ka qenë përcaktues me golat e tij në çdo ndeshje për La Galaxy, ashtu siç ndodhi këtë fundjavë, ku i dha fitoren skuadrës me golin e tij.

Image
Guillermo Barros Schelotto

Jetikë, me këtë fjalë mund ta përmbledhin 37-vjeçarin për skuadrën e tij. Të njëjtin mendim ndaj edhe trajneri i tij, Guillermo Barros Schelotto, madje ai shkon më tej duke e vënë në të njëjtin nivel me Lionel Messi e Cristiano Ronaldo. “Mendoj se Ibra është në të njëjtin nivel si Messi dhe Ronaldo. Nuk është e thjeshtë të gjesh një lojtar si ai, është shumë i zoti”, tha trajneri argjentinas.

“Nëse e gjejmë Ibra-n në zonë, e dimë që do të shënojmë, kështu që ne duhet ta bëjmë të funksionojë kjo gjë, nga e majta në të djathtë sepse kur ai ka topin brenda zone, është shumë i qetë për të marrë vendimin më të mirë”, vijoi më tej Schelotto.

(Kosova Sot)