Barcelona reagon ashpër ndaj komenteve të Jurgen Kloppit

  • 30 April 2019 - 16:53
Barcelona reagon ashpër ndaj komenteve të Jurgen Kloppit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shkaktoi zemërim të martën në mëngjes kur tha se Camp Nou nuk është tempull. Një koment që siç duket s’i ka pëlqyer fare Barcelonës.

Barcelona reagoi ndaj komenteve të trajnerit gjerman, duke ia bërë të qartë se Camp Nou është tempulli, shtëpia dhe fortesa e saj.

Liverpooli do të vizitojë Barcelonën në Camp Nou të mërkurën, pra nesër, në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve.

“Ky është Camp Nou, shtëpia jonë, tempulli jonë, fortesa jonë”, thuhet në një video të publikuar nga Barcelona në rrjetin social Twitter.

Përveç komenteve për stadiumin e klubit, ish-trajneri i Dortmundit e lavdëroi kundërshtarin e tij para ndeshjes në Champions.

“Kundër Barcelonës kurrë nuk mund të jesh favorit”, tha Klopp.

“Është një sfidë e madhe për ne. Unë kurrë nuk kam luajtur në Barcelonë deri tani, prandaj për mua është  me rëndësi për ta shmangur atë që e bëjnë ekipet e tjera kundër saj, gabimet”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)