Coutinho insiston se Barça nuk duhet të shqetësohet vetëm për treshen Salah, Mane dhe Firmino

  • 30 April 2019 - 17:00
Coutinho insiston se Barça nuk duhet të shqetësohet vetëm për treshen Salah, Mane dhe Firmino

Philippe Coutinho thotë se Barcelona nuk duhet të fokusohet vetëm te Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Braziliani e vlerëson lartë ish-skuadrën e tij, ai thotë se i ka ndjekur këtë sezon dhe se ata janë ekip i shkëlqyer si në fazën mbrojte, ashtu edhe në mesfushë dhe sulm.

“Ata janë lojtarë të rëndësishëm, por jo vetëm ata tre”, ka thënë Coutinho për ueb faqen e Barcelonës para ndeshjes në Camp Nou.

“Atje janë mbrojtësit, mesfushorët të cilët janë të gjithë lojtarë kualitativ dhe përpiqen shumë që të krijojnë gola për ata. Duhet të jemi të kujdesshëm nga e gjithë skuadra dhe të bëjmë punën tonë ashtu siç e kemi bërë së fundmi, të jemi në formë në fushë dhe ta kthejmë në paraqitje të mirë”.

“Kam shpenzuar pesë vite te Liverpooli dhe isha shumë i lumtur atje, por tani po barti fanellë tjetër, ngjyra tjera, pra do të jetë një ndeshje speciale dhe shpresoj që ne të bëjmë më të mirën”.

“Ata janë ekip i mirë dhe i fortë në aspektin psikik. I kam shikuar këtë sezon, ata dalin në mënyrë fantastike para dhe vendosen mirë në mbrojte, pra duhet të jemi duhet të jemi të vëmendshëm”, ka shtuar Coutinho.

(Kosova Sot)