Gattuso: Futbollistët kanë ndryshuar shumë, po u the gjë, ankohen dhe gjejë arsyetime

  • 30 April 2019 - 17:08
Gattuso: Futbollistët kanë ndryshuar shumë, po u the gjë, ankohen dhe gjejë arsyetime

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka shpjeguar sesi futbollistët kanë ndryshuar shumë në vjetet e fundit, duke thënë se ata ankohen dhe gjejë arsyetime për çdo gjë.

Gattuso ishte lojtar i Milanit gjatë njërës prej periudhave më të suksesshme në historinë e saj, duke e fituar Serie A dy herë dhe dy herë të tjera Ligën e Kampionëve mes viteve 1999 dhe 2012.

Mentaliteti ishte i madh, historia ishte madhështore. Ne e respektonim atë histori. Tani është më vështirë”, tha Gattuso për ANSA.

Ai shpjegoi sesi mentaliteti i futbollistëve ka ndryshuar ndër vite.

“Mentaliteti i futbollistëve ka ndryshuar. Kur u pensionova, e dija se diçka kishte ndryshuar. E kisha të vështirë ta flisja gjuhën të cilën e kisha dëgjuar për shumë vjet”, shtoi ai.

“Nëse u thua diçka atyre [futbollistëve], atë fillojnë të ankohen dhe të gjejë arsyetime. Gjërat kanë ndryshuar”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)