Ylli i Manchester City pajtohet t’i bashkohet Interit

  • 30 April 2019 - 17:40
Ylli i Manchester City pajtohet t’i bashkohet Interit

Mbrojtësi anësor Danilo ka pranuar ulje page për t’iu bashkuar Interit, por Manchester City nuk dëshiron ta lëshojë atë pa e parë nëse do të ketë oferta më të mira për shërbimet e tij.

Sipas gazetarit të mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, Danilo i ka thënë po Interin dhe është i gatshëm të pranojë pagë më të ulët ajo që e merr momentalisht në City (4.5 milionë euro në sezon), në mënyrë që ta përmbushë ëndrrën për të luajtur në Serie A.

Megjithatë, gazetari i Sky Sport Italia paralajmëron se edhe pse City nuk do ta pengojë largimin e brazilianit, do të presë deri në fund të sezonit për ta pranuar ofertën e zikaltërve në vlerë 15 milionë euro plus bonuset.

Kjo, po ashtu, shkon edhe në favor të shefit ekzekutiv të Interit, Beppe Marotta, i cili po pret të shohë nëse klubi kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës. 

(Kosova Sot)