Mane habitet kur e kupton se Henderson është më i shpejtë se ai

  • 30 April 2019 - 18:09
Mane habitet kur e kupton se Henderson është më i shpejtë se ai

Sulmuesi i Liverpooli, Sadio Mane, është tmerruar kur e ka kuptuar se bashkëlojtari i tij Jordan Henderson ka qenë më i shpejtë se ai në këtë sezon të Ligës së Kampionëve. Derisa tifozët e Liverpoolit kanë filluar ta vlerësojnë më shumë talentin e Hendersonit në javët e fundit, ata kurrë nuk do të kishin mundur ta zbulonin këtë: mesfushori anglez ka qenë më i shpejtë se Sadio Mane në Ligën e Kampionëve.

Këtë nuk mund ta besojë as vetë sulmuesi senegalez. UEFA përgatiti një lojë të vogël për Manen: “Më i shpejtë apo më i ngadalshëm”. Ideja themelore është që Manes t’i shtrohet pyetja ta qëllojë nëse ka qenë më i shpejtë apo më i ngadalshëm se ndonjë lojtar i caktuar apo gjë. Mane e ka arritur shpejtësinë maksimale 31.5 km/h në Champions këtë vit.

Por Mane u trondit kur e kuptoi këtë: Jordan Henderson e ka arritur shpejtësinë maksimale 32.6 km/h këtë sezon.

(Kosova Sot)