Edhe Valverde reagon ndaj Jurgen Klopp-it

  • 30 April 2019 - 19:20
Edhe Valverde reagon ndaj Jurgen Klopp-it

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, theksoi të martën në mëngjes se Camp Nou nuk është tempull i futbollit. Për habi, homologu i tij i Barcelonës, Ernesto Valverde, pajtohet me mendimin e tij, para ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes tyre.

Valverde ka këmbëngulur se Klopp nuk kishte pasur për qëllim ta ofendojë Barcelonën me komentet e tij.Barcelona e mirëpret Liverpoolin të mërkurën në Camp Nou, në një stadium të cilin trajneri gjerman nuk e vlerëson si tempull.

“Në javët e fundit, tifozët në Camp Nou kanë qenë vendimtarë, sepse më shumë se 90 mijë vijnë në stadium dhe mund ta vëreni dallimin”, tha Valverde në konferencë para ndeshjes.“Ne e vërejmë dallimin. Edhe rivalët e vërejnë po ashtu. Themi që nesër do të na ndihmojnë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)