Gjigantet pas talentit algjerian

  • 30 April 2019 - 19:28
Gjigantet pas talentit algjerian

Sipas anglezes Telegraph, FC Bayern Munich interesohet për algjerianin e OGC Nice Youcef Atal. Megjithatë bavarezët për të ardhmen e afërt krahun e djathtë të mbrojtjes e kanë të zënë me Joshua Kimmich dhe blerjen e re Benhamin Pavard.

Prandaj nuk pritet të jetë diçka që do të ndodhë, vetëm nëse Kovac ka ndërmend të rikthejë Kimmich në pozicionin e tij natyral në qendër të mesit të fushës. Edhe Atletico Madrid me FC Chelsea interesohen për lojtarin i cili ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë në Ligue 1.

22-vjeçari nga Algjeria do t’i kushtonte klubeve të interesuara rreth 40 milionë euro.

(Kosova Sot)