Van Bommel zëvendësues i Gattusos në Milan?

  • 30 April 2019 - 19:38
Van Bommel zëvendësues i Gattusos në Milan?

Trajneri i PSV-së, Mark van Bommel, është në krye të listës së dëshirave të Milanit për ta zëvendësuar të padëshirueshmin Gennaro Gattuso.

Sipas La Republica, Van Bommel është emri më i ri që Milani po e konsideron për postin e trajnerit.

Holandezi i bëri 50 paraqitje për kuqezinjtë mes viteve 2011 dhe 2012, duke i ndihmuar klubit ta fitojë titullin e fundit në Serie A.

Edhe pse ky është vetëm sezoni i tij i parë në stolin e PSV-së, 42-vjeçari e ka udhëhequr skuadrën drejt pozitës së dytë në Eredivisie, baras me pikë me liderin Ajax, dy javë para përfundimit të kampionatit.

Gazeta italiane pohon se Van Bommel kishte premtuar të kthehej në San Siro si trajner kur ishte larguar nga klubi në verën e vitit 2012.

(Kosova Sot)