Klopp: Messi po kërcënon

  • 30 April 2019 - 22:40
 Klopp: Messi po kërcënon

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i alarmuar për rrezikun që përbën Lionel Messi për skuadrën e tij, për shkak të dëshirës së theksuar të superyllit argjentinas për ta fituar Ligën e Kampionëve përsëri.Barcelona do ta mirëpresë Liverpoolin në ndeshjen e shumëpritur gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma në Camp Nou.

Gjiganti katalonas ishte eliminuar në fazën çerekfinale në tri sezonet paraprake në Champions, por këtë vit e kaloi këtë fazë pas triumfit ndaj Manchester Unitedit. Messi nuk e ka mbajtur aspak të fshehtë dëshirën për ta fituar edhe një trofe tjetër në karrierën e tij jashtëzakonisht të shquar, pasi të katërtën dhe të fundit në garën më elitare evropiane për klube e rrëmbeu në sezonin 2014/15.

Klopp e ka pranuar se kur Messi ia vë syrin një trofeu të caktuar, është shumë e vështirë për kundërshtarët e tij ta ndalin.“Para fillimit të sezonit Messi tha se dëshiron ta kthejë në Camp Nou trofeun. Kjo më tingëllon si kërcënim tashmë”, tha Klopp të martën para ndeshjes. “Tani jemi këtu dhe duam ta arrijmë finalen”, shtoi ai

(Kosova Sot)